Kuptohen mirë në fushën e lojës dhe janë po aq të afërt edhe jashtë saj për shkak sepse vijnë nga e njëjta zonë,nga Tenova shkruan Tetovasot.Ajo që i ndanë janë rolet por që të dy kryejnë detyrat në fushë njësoj,njëri duke sulmuar dhe tjetri duke mbrojtur.Janë Miran Emini dhe Endrit Murati të rritur te Akademia e Shkëndijës.Ndonëse janë një vjet më të ri, ata janë aktivizuar këtë vit tek gjenerata 2010 me trenerin e njohur Gajur Rexhepi.
Endrit është sulmues, i aftë dhe një golashënues i lindur .I fortë fizikisht por me një teknikë të lartë ai është shumë i mirë për moshën që ka duke shënuar dy gola në transfertë në Kumanovë dhe një asistim në ndeshjen e fundit ndaj Makedonija Gjorçe Petrov më Tetovë.
Mirani ka një rol tjetër duke qenë i fundit në mbrojtje por ai ka tipare edhe të një mesfushori defanziv .Siguria e lojës së tij tij e bën ekipin po aq të sigurtë sepse është thuajse i pakalueshëm si lojtar i fundit.
Të dy këta lojtarë janë një shpresë e klubit .Tetovasot