Borussia Dortmund ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Werder Bremen, në kuadër të javës së tetë në Bundesligë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar me dominimin e verdhezinjvë.
Julian Brandt realizoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 67-të, pas asistimit nga Emre Can.
Me këtë fitore, Dortmundi merr përkohësisht kreun e tabelës në elitën e futbollit gjerman.
Ata tani kanë 20 pikë, një më shumë se Bayer Leverkusen, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Werder Bremen mbetet i 14-ti me gjashtë pikë pas tetë ndeshjeve.