“Diçka e madhe dhe e frikshme pritet në Lindjen e Mesme, kjo që ndodhi nuk është asgjë”

Ajo që ndodhi të shtunën në Izrael dhe ngjarjet që po pasojnë duket se tregojnë se situata në Lindjen e Mesme është shumë më e rrezikshme nga sa duket dhe sipas mediave dhe analistëve të sigurisë në Perendim, “diçka shumë me e madhe do të ndodhë”.

SHBA-ja ka dërguar dy aeroplanmbajtëse në Detin Mesdhe, pikërisht përballë Izraelit, i cili më shumë se një mbështetje për bombardimet në Gaza dhe luftën ndaj Hamasit duket të jetë një mesazh për Iranin dhe fuqitë e tjera rajonale.

Deri të shtunën ishte një ndër politikanët izraelitë më të akuzuar në Perëndim për autoritarizmin, korrupsionin dhe ndryshimet që do të bënte në Sistemin e Drejtësisë në vend, ndërkohë që poopulli ishte në rrugë,por tashmë Benjamin Netanyahu i ka të gjithë pas vetes dhe me këtë “erë në favor të velave të tij” duket se nuk do të mjaftohet vetëm me shkërmoqjen e Hamasit, e cila duket se do të vijë me shumë viktima dhe rrafshimin e Gazas.

Synimi i Netanyahut ka qenë dhe është Irani dhe shkaku i prezencës së aeroplanmbajtëseve amerikane në rajon është pikërisht regjimi i ajatollahëve. Vetë Netanyahu theksoi se me këtë që ndodhi, do të ndryshonin kufijtë e Lindjes së Mesme. Kështu që, diçka e madhe po ndodh.

Çfarë ka ndodhur deri në mesditë në Izrael dhe Gaza

– Autoritetet në Gaza thonë se i vetmi termocentral që ka mbetur pas ndërprerjes së energjisë elektrike, së shpejti do të mbetet pa karburant ndërsa rrethimi izraelit vazhdon
– Në fillim të kësaj jave, Izraeli bllokimin e energjisë elektrike, karburantit dhe ujit në Gaza
– Më shumë banorë të Gazas po kërkojnë strehim në shkolla dhe spitale ndërsa sulmet ajrore izraelite vazhdojnë
– Në Izrael, sirenat e sulmit ajror janë dëgjuar në veri dhe jug, me lëndime të raportuara kur raketat zbarkojnë nga Gaza
– Ushtria izraelite thotë se ka grumbulluar trupa në afërsi të kufirit me Gazën, duke përfshirë 300,000 rezervistë
– Numri i të vrarëve nga sulmet e fundjavës së Hamasit në Izrael ka arritur në 1200 – ndërsa më shumë se 1000 njerëz janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza
– Në anën tjetër të vendit, Izraeli ka sulmuar territorin libanez në përgjigje të një sulmi nga milicia e Hezbollahut. /albeu.com