Dhëndri iu arrestua nga SPAK, Berisha: Akuza pa bazë dhe sulme të Edi Ramës

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestuar mbrëmjen e sotme, 21 tetor, në aeroportin e Rinasit.

SPAK ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-kryeministirn Berisha.

Ata akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Lidhur me akuzat, në një konferencë urgjente për mediet, ka deklaruar se këto janë akuza politike dhe sulme që vijnë, sipas tij, nga kryeministri Rama.

Berisha: Siç informohem ndaj meje është ngritur akuza për korrupsion pasiv dhe larje parash, kurse dhëndri im është ndaluar sot në aeroport tek priste të shoqen, që kthehej nga jashtë. Ndalohet pa u marrë kurrë në jetën e tij në pyetje për asnjë problem nga asnjë prokuror, asnjë gjykatës i vendit. Lidhur me këto akuza, deklaroj që në krye: se janë absolutisht pa asnjë bazë dhe sulme të ulëta të mirëfillta politike të Edi Rramës dhe jo vetëm atij. Edi Rama mendon se duke angazhuar prokurorinë e tij kundër meje, dhe ndaluar familjarët e tij si kundërshtar politik, në momentin kur opozita ka nisur më e vendosur se kurrë, betejën pa kthim për rivendosjen e pluralizmit politik, rikthimin e votës së lirë dhe shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, do mund të frenojë dhe godasë aksionin opozitar.