Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Blerta Deliu -Kodra ka vizituar në Prokurorinë Speciale në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.
Deliu ka bërë të ditur në “Facebook” se me Thaçin dhe Veselin kanë biseduar gjatë, kryesisht për Kosovën.
“Biseduam gjatë për gjithçka, e kryesisht për Kosovën. Ishin shumë të lumtur me fitoren e Kosovës dhe Shqipërisë mbrëmë”, shkroi Deliu.
“Të fala keni të gjithë nga ta: Dielli do të lind përsëri”, shtoi deputetja e PDK-së.