David Beckham me paraqitje interesante në “Javën e Modës” në Paris, përshtat kostumin me sandale dhe çorape
David Beckham u paraqit në Javën e Modës në Paris me fëmijët e tij për të mbështetur Victorian, e cila prezantoi koleksionin e saj më të ri.
Ata ishin në shoqërinë e Anna Wintour, kryeredaktoren e “Vogue” dhe e ndoqën sfilatën nga rreshti i parë.
David tërhoqi vëmendjen me një kombinim të pazakontë të modës – pasi ai mbërriti në sfilatë i veshur me një kostum dhe një bluzë të thjeshtë të bardhë dhe me të kombinoi çorape të bardha dhe sandale kafe.
Fotografitë e futbollistit të pensionuar u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.
“David po përpiqet të nisë një revolucion në modë”, “Moda po ndryshon vërtet”, “Beckham duket sikur është nga Ballkani”, ishin disa nga komentet më interesante.
Beckham përndryshe ka qenë mjaft i përfolur këto kohë, pasi pak ditë më parë ka postuar një video në të cilën ai dhe vajza e tij Harper (12 vjeçe) po përgatiteshin për sfilatën e Victorias.
Ai mund të shihet në video teksa puth në buzë vajzën e tij duke shkaktuar menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale.
Gjegjësisht, çifti Beckham njihen për afrimin fizik me fëmijët e tyre dhe më herët David ka publikuar video ku shihet duke puthur vajzën e tij.