Al-Nassr ka regjistruar fitoren e tretë rresht në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Skuadra e drejtuar nga Luis Castro triumfoi sonte ndaj skuadrës nga Katari, Al-Duhail.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Al-Awwal Park” përfundoi me rezultatin 4:3.
Cristiano Ronaldo shkëlqeu sërish, për të udhëhequr skuadrën e tij drejt fitores.
Ylli portugez realizoi dy gola të bukur (61’, 81’), teksa ishte edhe asistues te goli i shënuar nga Anderson Talisca (25’).
Goli tjetër u shënua nga Sadio Mane (56’).
Al-Nassr udhëheq në Grupin E me 9 pikë.