Çfarë thotë krijuesi i hitit të përjetshëm “Mora fjalë”
“Mora Fjalë” është shndërruar padiskutim në një ndër himnet e ndeshjve ku luan Shqipëria dhe madje është konsideruar si një ogur i mirë për fitoren e kombëtares sonë.
Kombëtarja shqiptare ka regjistruar mbrëmjen e kaluar një fitore historike, kundër Republikës së Çekisë. Stadiumi “Air Albania” ka qënë i mbushur plot me tifozë tepër të zjarrtë që brohoritën, kënduan dhe festuan për kualifikimin e Shqipërisë në “Euro 2024”.
“Mora Fjalë” është shndërruar padiskutim në një ndër himnet e ndeshjve ku luan Shqipëria dhe madje është konsideruar si një ogur i mirë për fitoren e kombëtares sonë.
Po çfarë fshihet mbas këngës që ka ngritur në peshë zemrat e shqiptarëve për vite më radhë?
Shumëkush i shqipton me gjoksin plot, por jo të gjithë e dinë që krijuesi i tyre është Naim Gjoshi. Kompozitori i mirënjohur tregon nga studioja e tij në Elbasan se “Mora fjalë” lindi në vitin 2000, si kërkesë e rapsodit Kosovar Qazim Beka.
Ai ka treguar se i janë dashur rreth dy javë që të meditojë për heroin, kohë e cila përkonte me 3-vjetorin e rënies së tij.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, kompozitori i njohur është shprehur se frymëzimin për krijimin e kësaj kënge për legjendarin Adem Jashari e ka gjetur atje, tek kulla e Jasharjave në Prekaz.
“Atje kam parë edhe kullën, edhe portretin e Adem Jasharit. Adem Jashari ka një portret të një malësori kreshik. Mua më kujton eposin e kreshnikëve, Mujin dhe Halilin. Portet legjendari. Atë doja të përshkruaja në vargjet që kam bërë. Aty kam thirrur “Mora fjalë…” dhe eci kënga vetë. Për një orë e kam mbaruar”, tregon Gjoshi.
Ai gjithashtu shton se ndihet tepër i emocionuar kur dëgjon që kjo këngë këndohet njëzëri nga të gjithë shqiptarët.