Çfarë i nevojitet Shqipërisë për kualifikim në Evropian? Këto janë llogaritë e reja pas ndeshjeve të zhvilluara sonte
Sonte u zhvilluan ndeshjet e radhës në Grupin E kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Pjesë e këtij grupi është edhe Shqipëria, që pas rezultateve të regjistruara këtë të diel, është edhe më afër kualifikimit të dytë në histori në një Evropian.
Republika Çeke shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Ishujve Faroe, teksa Polonia dhe Moldavia luajtën baras 1:1.
Kombëtarja shqiptare vazhdon të jetë lidere e grupit me 13 pikë, teksa deri në fund do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje; në udhëtim ndaj Moldavisë më 17 nëntor dhe pastaj do të jetë nikoqire e Ishujve Faroe, më 20 nëntor.
Bazuar në renditjen e tanishme, përveç fitores, “Kuqezinjve” do t’i mjaftonte një pikë ndaj Moldavisë, për të siguruar edhe matematikisht një vend në “Euro 2024”.
Shqipëria do të kualifikohet si e para e grupit nëse fiton të dy sfidat.
Të përzgjedhurit e Sylvinhos kualifikohen edhe nëse pësojnë humbje ndaj Moldavisë, por mposhtin pastaj Ishujt Faroe.
Gjithashtu, vlen të theksohet se nëse ekipet kombëtare kanë pikët e barabarta në fund, shikohen ndeshjet direkte. Shqipëria qëndron më mirë edhe në këtë aspekt.
Kësisoj, “Kuqezinjtë” mund të kualifikohen edhe duke pësuar humbje edhe në dy ndeshjet e mbetura, por me kusht që ndaj Moldavisë të humbasë me një gol diferencë dhe ndeshjet tjera; Poloni – Republika Çeke dhe Republika Çeke – Moldavi të përfundojnë pa fitues.
Renditja në Grupin E:
Ndeshjet e mbetura në Grupin E:
17 nëntor:
Moldavi – Shqipëri
Poloni – Republika Çeke
20 nëntor:
Shqipëri – Ishujt Faroe
Republika Çeke – Moldavi