Burri vret me thikë gruan në Itali, më pas i kërkon vajzës që të njoftojë urgjencën

Një grua italiane 53 vjeçare është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj, nga i cili po ndahej, në shtëpinë e tyre në Cerreto d’Esi të Ankonas. Mediat italiane raportojnë se pasi kreu vrasjen, autori i ka thënë së bijës së mitur, që ndodhej në banesë kur ndodhi ngjarja, që të njoftonte urgjencën.

55 vjeçari Franco Panariello u arrestua për vrasje me dashje të rëndë. Prej muajsh ai ishte ndarë nga gruaja Concetta Marruocco që punonte si infermiere. Ai ka shkuar rreth orës 03:00 pranë banesës ku jetonte e ndjera duke e sulmuar. Fillimisht kanë debatuar, duke bërë që të zgjonin dhe të bijën në dhomën tjetër.

Më pas, ai e ka goditur me thikë të paktën 15 herë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.