Borrell: BE do të vazhdojë të mbështesë Autoritetin Palestinez

BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Autoritetin Palestinez, tha shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell.

Ai shtoi se ndërsa Izraeli ka të drejtë të mbrohet, disa nga vendimet që ka marrë ditët e fundit janë kundër ligjit ndërkombëtar.

“Shumica dërrmuese e shteteve anëtare konsideruan se ne duhet të vazhdojmë mbështetjen tonë për Autoritetin Palestinez dhe ndihmat nuk duhet të vonohen. Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por duhet të bëhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar, ligjin humanitar dhe disa vendime janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare,” tha ai.