Blinken takohet me presidentin arab, flasin për sulmin e Hamasit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka takuar presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Gjatë takimit mes Blinkenit dhe presidentit arab u fol për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, ka bërë të ditur zëdhënësi i DASh-it, Matthew Miller, shkruan CNN.

Blinken falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për dënimin e sulmit të Hamasit dhe angazhimin e vazhdueshëm diplomatik për të parandaluar përhapjen e konfliktit.
Kujtojmë se Blinken u takua me ministrin e Jashtëm saudit, Princin Faisal bin Farhan në Riad dhe diskutoi për angazhimin e përbashkët për marrjen e hapave për të ndihmuar në mbrojtjen e civilëve.