Biden: Kemi kapacitet për ta mbështetur edhe Ukrainën edhe Izraelin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se ShBA-të mund t’i ofrojnë mbështetje edhe Izraelit edhe Ukrainës.

Biden tha se me ndihmën ndaj Izraelit dhe Ukrainës do të ruhet mbrojtja e përgjithshme ndërkombëtare.

“Ne kemi kapacitetin për ta bërë këtë dhe kemi një detyrim, ne jemi kombi thelbësor”.

“Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kombi më i fuqishëm në histori – jo në botë, në historinë e botës. Ne mund të kujdesemi për të dyja këto dhe të ruajmë ende mbrojtjen tonë të përgjithshme ndërkombëtare”, tha Biden, shkruan CNN, transmeton kk.

Kujtojmë se ShBA-të i kanë dalë në krah Izraelit që prej fillimit të sulmit terrorist të Hamasit.

Deri më tani, raportohet për afro 30 amerikanë të vrarë nga luftimet.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo