Ministria e Ekonomisë qëndron plotësisht prapa Vendimit për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, të cilin e morëm dy javë më parë. Të paktën deri më 30 nëntor, kur ky vendim është i vlefshëm, nuk do të ketë asnjë devijim prej tij. Të gjitha produktet që përfshihen në Vendimin për uljen e çmimeve të Ministrisë së Ekonomisë do të mbeten me normë tatimore prej 5%, ka shkruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Facebook.
Lidhur me Vendimin e Ministrisë së Financave për taksën preferenciale për disa produkte ushqimore, ministri Bekteshi ka shkruar se nëse ka ndonjë gabim në listë, do të korrigjohet.
Nëse ka gabim teknik në listën e produkteve të përfshira në Vendimin e Ministrisë së Financave për përcaktimin e mallrave dhe shërbimeve që i nënshtrohen normës preferenciale të TVSH-së, do të korrigjohet në seancën e ardhshme të Qeverisë, ka shkruar ministri Bekteshi dhe ka apeluar tek qytetarët të jenë të qetë.
Qytetarët të jenë të qetë. Masat që marrim për të mbrojtur standardin e qytetarëve japin rezultate. Çmimet e produkteve ushqimore bazë vetëm mund të ulen më tej, por jo edhe të rriten ka shkruar ministri Bekteshi.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën përfundimtare
- Përleshje fizike në Aerodrom, tre persona të arrestuar
- I mituri sulmohet me sende të forta pranë stadiumit “Boris Trajkovski”
- Granatë e gjetur në një deponi fshati në Strumicë
- Rrahje në Shkup: Tre të mitur sulmohen nga disa persona me maska
- Maqedoni: Një burrë humbi jetën pasi ra në një pusetë në oborrin e shtëpisë së tij
- Nikolloski: Do ta përmbushim premtimin për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër
- Bastisje në Batincë të Shkupit, aksioni i pasuksesshëm për kapjen e Musa Xhavitit i dyshuar për dy vrasje
- Gjeniu shqiptar 23 vjeçar, që krijoi “Air Kosova” tash ka krijuar dronin ushtarak
- Presidentja Siljanovska Davkova në shënimin e Ujit të Bekuar në Ohër dhe Strugë