Bayern Munichi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Bundesliga, për të mbajtur hapin me liderin e tabelës.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë fituan sonte në udhëtim ndaj Mainzit, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë.
Ndeshja e zhvilluar në “Mewa Arena” përfundoi me rezultatin 1:3.
Kingsley Coman (11’), Harry Kane (16’) dhe Leon Goretzka (59’) shënuan golat e fitores për “Bavarezët”.
Golin e vetëm për vendasit e shënoi Anthony Caci (43’).
Bayern Munichi pas kësaj fitore ka 20 pikë dhe renditet i treti në tabelë, me vetëm dy pikë më pak se lideri, Bayer Leverkuseni.
Mainzi ndodhet në pozitën e parafundit (17) me vetëm dy pikë.