Ismajl Morina, i njohur si “Ballisti” ka bërë një gjest goxha të veçantë.
Ai sot e ka vizituar familjen e heroit Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator pas një sulm të armatosur nga një grup terrorist serb, në Banjskë të Zveçanit.
“Ballisti” si dhuratë ua ka dërguar atyre fanellen e futbollistit të kombëtares së Shqipërisë Jasir Asanit.
“Kombëtarja shqiptare e futbollit djersitë fanellen e saj për gjithë kombin. Rroftë shpirti i shqiptarit!”, tha Morina.
Jasir Asani, është një nga futbollistët kryesor të “Kuqezinjve”.
Asani realizoi dy supergola në ndeshjen kundër Polonisë dhe Çekisë.
Shqipëria të enjten fitoi me rezultat 3:0 kundër çekëve në “Air Albania”, duke bërë një hap goxha të madh drejt kualifikimit për “EURO 2024”.