Babai i Rita Orës mbron bijen e tij: Ja e vërteta e Ritës me serbin Djokoviçin

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora sot është “gozhduar” nga kosovarët pasi u pa duke buzëqeshur me nacionalistin serb që flet kundër Kosovës, tenistit, Novak Djokovic.

Rrjetet sociale u mbushën me kritika për kosovare që pak javë më parë u akuzua pse e mori flamurin serb në skenë në koncertin e saj në Hungari.

Pas gjithë kësaj buje, babai i Rita Orës ka dal me një reagim ku tërthorazi thumboi mediat kosovare.

Ai publikoi se çka kanë raportuar mediat ndërkombëtare, duke iu dërguar një mesazh mediave në Kosovë se s’është dashur të merren me të qeshuren që e pati me Djokovicin.

Tenisti serb njihet për komentet anti-Kosovë. Ai kishte bërë homazhe për terroristët serbë që vdiqën në Banjskë, ku morën pjesë në sulmin terrorist në Kosovë.