Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi ka pritur hetoin e ndeshjes Shqipëri -Çeki ,Taulant Seferin që shënoi dy gola më këtë përballhe që thuahse i siguron Shqipërisë kualifikimin në Kampionatin Evropian 2024 informon Tetovasot.
Grubi është shprehir se nën emocionet e fitores së madhe të Kombëtares Shqiptare të Futbollit ndaj Çekisë dhe hapit të madh përpara drejt Euro 2024 në Gjermani, me kënaqësi mirëprita sot në takim golashënuesin e dy golave vendimtare, futbollistin nga Kumanova, Taulant Seferin.
“E përgëzova Taulantin për paraqitjet e tij të shkëlqyeshme, shpirtin dhe zemrën që i jep fanellës kuq e zi në çdo përballje bashkë me shokët e skuadrës dhe krenarinë që kanë mbjellur në zemrat tona”shkruan Grubi .
Sipas tij, suksesi i kombëtares qëndron në rrënjët e bashkimit! Urova që rrugët e fitoreve të vazhdojnë dhe në nëntor të festojmë arritjen e madhe të kualifikimit mes më të mirëve të Europës!.
Ndryshe Shqipëria është e para në Grup ndërsa në dy përballjet e fundit luan kundër Ishujve Faroe dhe Moldavisë.Tetovasot