Armend Shaqiri mesfushori superiorë te Shkëndija 2010

Ai luan në pozicionin e vështirë të mesfushës dhe ka shumë ide për këtë rol ,gjë që e ka treguar prej ditës kur nisi stërvitjen e parë tek Shkëndija shkruanTetovasot. Është vetëm 13 vjeç dhe po hapëron çdo ditë .Ai po bëhet një mesfushorë perfekt me kreativitetin e tij .Ky është Armend Shaqiri që po bën një sezon shumë të mirë me gjeneratën 2010 që drejtohet nga Gajur Rexhepi.

Si gjithë skuadra edhe Armendi duhej të përshtatej me formatin e ri këtë sezon sepse luajnë me skuadra elitare në vend por luajnë poashtu futbollin e vërtetë në gjithë fushën.
Rezultatet janë shumë mbresëlënëse në katër xhirot e para që ruajnë kreun e tabelës mes meritave që u takojnë krejt lojtarëve përfshirë padiskutueshëm edhe Armendin e talentuar.Ai po punon pandërprerë për ta ngritur më shumë nivelin e lojës së tij dhe skuadrës ku luan.Ai ëndërron të luajë një ditë për skuadrën e parë dhe me këtë performancë që po shfaqë nuk është e largët dita kur mund ta realizojë këtë qëllim .Tetovasot.