Analisti shqiptar: Ky është plani i Vuçiqit për të shpëtuar të tmerrshmin Radojiçiq

Analisti Neritan Alibali tha se duke e arrestuar, Serbia po e mbron Milan Radoiçiç.

Alibali u shpreh se me shumë gjasa ish-nënkryetari i listës serbe do dënohet me ca vite burg vetëm që mos t’i dorëzohet Kosovës, siç po kërkojnë ndërkombëtarët.

“Ndalimi i sotëm i Radoiçiçit është për ta mbrojtur atë. Presioni i madh i ndërkombëtar është që të gjithë këta persona të merren dhe t’i dorëzohen Kosovës që po bën hetimet. Në këtë aspekt, duke e dënuar, dhe unë them që do dënohet me disa vjet dhe ai do bëjë pushime, që të mos ja dorëzojnë Kosovës”, tha analisti.

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo