Rrjedh nga një familje sportistësh.Babai i tij ka qenë pjesë e Shkëndijës dhe ai ndjek hapat e tij por në një pozicion tjetër,atë të mesfushës.Ai është një lojtar tepër i përgatitur fizikisht dhe kontrollon në detaje lojën me plot pasime dhe shpesh është edhe golëshënues sidomos në gjuajtjet nga distanca shkruan Tetovasot.Bëhet fjalë për talentin e Shkëndijës Amar Xheladini.Ai është pjesë e gjeneratës më të mirë që ka sot Shkëndija dhe fitoret serike e dëshmojnë këtë për shkak se në kampionat ata bëjnë ligjin mes fitoreve secilin sezon duke qëndruar në piedestal.
Amari thotë se ka një ëndërr ,një ditë ta veshë bluzën e klubit të zemrës Shkëndijës.
Ai thotë se do punojë fortë për të arritur këto qëllime që i ka vënë vetes sepse futbolli është një rrugë e gjatë dhe plot sakrifica.
Këtë sezon ai dhe gjenerata e tij stërviten nga strategu Ibraim Luma që u mëson shumë për futbollin .Tetovasot