Aitana Bonmati, fituese e “Topit të Artë”

Aitana Bonmati është fituesja e “Topit të Artë” për vitin 2023.

Mesfushorja, kampione e Spanjës dhe Evropës me Barcelonën dhe kampione e botës me Spanjën, fitoi “Topin e Artë” te vajzat, duke pasuar Alexia Putellas.

25-vjeçarja shkëlqeu në sezonin e fundit duke shënuar 21 gola dhe duke dhënë 23 asistime në 45 ndeshje të luajtura.