Barcelona duhet t’i falënderohet një 17-vjeçarit për fitoren e rëndësishme ndaj Athletic Bilbaos.
Katalonasit triumfuan minimalisht 1:0 ndaj Athletic Bilbaos, në kuadër të javës së 10-të në La Liga.
Pjesa e parë nuk pati gola, ndonëse rastet nuk munguan në të dy anët.
E pjesa e dytë ishte e Barcelonës, e cila u tregua më kërkuese.
Në minutën e 79-të, Guiu hyri në lojë, duke bërë debutimin e tij me fanellën e Barcelonës.
E vetëm një minutë më pas, 17-vjeçari realizoi golin e fitores për Barcelonën, pas asistit të bukur nga Joao Felix.
Me këtë fitore, Barcelona tani shkon në kuotën e 24 pikëve në vendin e tretë, një më pak se Girona e Real Madridi.
Javën e ardhshme, të shtunën me fillim nga ora 16:15, luhet “El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit.