11 punonjës të agjencisë së OKB-së për refugjatë të vrarë në Rripin e Gazës

Zyrtarët e agjencisë së OKB-së për ndihmë dhe punë (UNRWA) kanë konfirmuar se 11 punëtorë të organizatës ishin vrarë që nga e shtuna në Rripin e Gazës gjatë luftimeve mes Hamasit dhe Izraelit, si pasojë e bombardimeve të Tel Avivit
Midis të vrarëve ishin pesë mësues, një gjinekolog, një inxhinier, një psikolog dhe tre pjesëtarë të personelit ndihmës, tha agjencia në një deklaratë zyrtare.

“Stafi i OKB-së dhe civilët duhet të mbrohen gjatë konfliktit. Ne bëjmë thirrje që luftimet të marrin fund për të kursyer më shumë jetë civile të humbura”, deklaroi OKB pas vrasjes së tyre.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo