Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky beson se Kremlini është përgjegjës për vdekjen e Yevgeny Prigozhin, themeluesit të grupit Wagner, të paktën sipas informacionit të mbledhur nga ukrainasit.
“Fakti që Putin vrau Prigozhin, të paktën ky është informacioni që ne të gjithë kemi, jo ndonjë lloj tjetër, tregon gjithashtu mënyrën e tij të të menduarit dhe se ai është i dobët,” tha Zelensky.
Kujtojmë që avioni privat, me të cilin udhëtonte Prigozhin bashkë me 9 persona të tjerë u rrëzua më 23 Gusht në veri të Moskës, duke vrarë të gjithë personat që ndodheshin në bord.