Vrasje e dyfishtë në Maqedoni, vëllai vret vëllanë dhe kunatën

Gjashtëdhjetë e nëntë vjeçari V.G. nga Gjevgjelia dyshohet se ka vrarë vëllain e tij L.G. (71) dhe kunatën T.G. (62), njofton TS.

Nga SPB Strumicë theksojnë se sonte kanë informatën se në orën 19 policët e kanë privuar nga liria V.G. i cili më parë ka hyrë me armë në një shtëpi në Gjevgjelisë dhe ka qëlluar vëllanë dhe kunatën e tij, të cilët ndodheshin në shtëpi.

Vdekjen e bashkëshortëve e ka konstatuar mjeku i shërbimit emergjent nga Gjevgjelia, ndërsa i dyshuari është ndaluar në stacionin policor në Gjevgjeli dhe i është marrë arma me të cilën ka kryer vrasjen.

Kontroll në vendin e vrasjes është kryer nga Prokurori Publik dhe një ekip inspektues nga policia e Gjevgjelisë./TS