UEFA ka njoftuar zyrtarisht për vendimet që u morën sot nga mbledhja e Komitetit Ekzekutiv, që u mbajt në Limasol të Qipros.
Mes tjerash, nga kjo mbledhje erdhën dy lajme të mëdha dhe historike për futbollin shqiptar.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, mori pozitën e zëvendës-presidentit të UEFA-s.
Rreth këtij vendimi, shtëpia e futbollit evropian shkroi:“Armand Duka emërohet zëvendës-president i UEFA-s. Armand Duka i Shqipërisë u emërua një nga zëvendës-presidentet e UEFA-s, në zëvendësimin e Luis Rubiales, i cili dha dorëheqjen më 10 shtator 2023”.
Duka u bë i pari shqiptar që arrin në një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit evropian.
Vendimi tjetër në të mirë të Shqipërisë dhe futbollit shqiptar lidhet me organizimin e finaleve për Kampionatin Evropian “Euro 2025”, për grupmoshën U-17.
UEFA gjithashtu zyrtarizoi se për finalet e kësaj kategorie, Estonia do të jetë mikpritëse për vitin 2026, kurse Letonia për vitin 2027.
UEFA bëri të ditura edhe emrat e vendeve të tjera që fituan të drejtën e organizimit për vitet e ardhshme edhe në kategoritë e tjera.