Udhëheqësi ri i grushtit të shtetit në Gabon, Brice Nguema, u betua si president i përkohshëm i vendit.
Gjenerali Nguema udhëhoqi grusht shtetin e së mërkurës së kaluar kundër Ali Bongo, duke rrëzuar presidentin menjëherë pasi ai u shpall fitues i zgjedhjeve të diskutueshme.
Turmat e civilëve brohoritës u shfaqën si shenjë mbështetëse për ushtrinë. Megjithatë, ka shqetësime se sundimi i Gjeneral Nguema do të jetë një vazhdim i dinastisë 55-vjeçare të Bongos.
Babai i Ali Bongo, Omar, ishte në pushtet për 41 vjet para se të vdiste në vitin 2009 dhe u pasua nga djali i tij.
Gjenerali e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në rrethin e ngushtë të Bongo-s dhe madje mendohet të jetë kushëriri i Ali Bongo-s.
Një paradë ushtarake u mbajt në inaugurimin e së hënës, e cila u zhvillua në pallatin presidencial në kryeqytetin e Gabonit, Libreville.
Në ceremoni morën pjesë simpatizantët e udhëheqjes së re ushtarake. Gaboni është vendi i gjashtë frankofon që bie nën sundimin ushtarak në tre vitet e fundit pasi ish-fuqia koloniale Franca lufton për të ruajtur ndikimin e saj në kontinent.
Gaboni është suspenduar nga Bashkimi Afrikan pas grusht shtetit, i cili është dënuar nga OKB-ja dhe Franca, shkruan BBC.