U prezantua Projekti i UNDP-së “Mbështetje nga BE-ja për ndërtimin e besimit në Ballkanit Perëndimor”

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga u informua nga Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorian për projektin rajonal “Mbështetje nga BE-ja për ndërtimin e besimit në Ballkanin Perëndimor” i cili financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa zbatohet nga Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Projekti ka nisur më 1 janar 2023 dhe do të zgjasë katër vjet. Me këtë projekt sigurohet ekspertizë dhe mbështetje për gjyqësorin dhe organeve të ndjekjes në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Kosovë. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, projekti fokusohet në forcimin e kapaciteteve të organeve gjyqësore dhe në aktivitetet për ngritjen e vetëdijes për ballafaqimin me recidivët nga konfliktet dhe promovimin e pajtimit përmes ri-grantimit të organizatave civile.

Në takim u diskutua edhe për Strategjinë për zhvillimin e gjyqësorit 2023-2027, agjendën legjislative dhe situatën në burgje.

U prezantua Projekti i UNDP-së “Mbështetje nga BE-ja për ndërtimin e besimit në Ballkanit Perëndimor”