Ardhja e tekniku Ange Postecoglu në krye të stolit të Tottenham ka ndryshuar jo pak lojën e këtyre të fundit, të cilët pas 5 javësh kampionat renditen në vendin e 2-të të kampionatit plot 13 pikë.
Mirëpo, teksa gjithçka po shkonte mirë, tekniku australian ka marrë një goditje jo të lehtë, me një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës që ka pësuar një dëmtim dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave për një kohë ta gjatë.
Bëhet fjalë për anësorin kroat, Ivan Perisic, i cili ka pësuar një dëmtim në stërvitje, duke pësuar ligamentin e për këtë arsye pritet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 5 muaj, duke vënë kështu në rrezik të gjithë sezonin, por edhe pjesëmarrjen në Kampionatin Evropain të futbollit, Euro 2024.