Në dy vjetorin nga tragjedia e tmerrshme në spitalin modular të Tetovës, ku humbën jetën 14 persona, në Tetovë filloi marshi protestues, në të cilin familjarët e viktimave do të kërkojnë drejtësi për jetët e humbura në ndërkohë që këtë ngjarje është duke e përcjellë edhe gazetari i Tetovasot Nevrij Ademi që do të sjellë më të rejat e kësaj proteste qytetare informon Tetovasot. Protesta filloi në ora 14:00 me pikënisje nga lokacioni ku ishte spitali modular, dhe vazhdoi më pas për në qendër dhe më pas deri te Gjykata e Tetovës.
Familjarët janë shprehur se përmes kësaj proteste do të shprehin mllefin ndaj drejtësisë së munguar për familjarët e tyre. Ata kërkuan që protesta mos të politizohet. Politika, sipas tyre, ka heshtur për këtë rast, andaj ata do të vazhdojnë protestat.
Konsiderojnë se drejtësi në vend nuk ka dhe nëse ky rast përfundon këtu, do të shkojnë edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut e njohur ndryshe si Gjykata e Strazburgut.