Te Juventusi në vitin 2018 nisi një modë: ai rival që i shënon, verën tjetër parkohet në Torino.
Kjo ndodhi me Kristiano Ronaldon, me Matajs De Ligtin, me Arkadiuzh Milikun edhe pse golat ia kishte shënuar shumë më parë dhe ndoshta do të vazhdojë edhe me Domeniko Berardin.
Ky i fundit ishte një objektiv i Juventusit këtë verë, aq sa vetë lojtari u rebelua dhe u vetëpërjashtua nga skuadra, vetëm për të firmosur me bardhezinjtë. Por ndërsa tentativat dhe koha e pakët në ditët e fundit nuk doli, Berardi u rikthye në grup dhe madje dënoi me gol Juven të shtunën.
closevolume_off
Por nga Torino nënvizojnë se këtë “faj” Domenikos do ia falin dhe duke qenë se siguria për dënimin e Pol Pogbasë është maksimale dhe mund të jetë minimalisht 1 vit, drejtori Kristiano Xhuntoli do ta tentojë blerjen e Berardit në merkaton e janarit me çdo kusht, pasi ylli i Sasuolos mund të mbulojë disa role, si për shembull edhe atë të fantazistit pas dy sulmuesve dhe Juves i nevojitet një si Berardi.