Të mërkurën Këshilli Gjyqësor duhet të shqyrtojë raportin plotësues mbi përgjegjësinë e ushtrueses së detyrës kryetare e Gjykatës Themelore në Kumanovë, Snezhana Manev. Raporti paraprak në të cilin ishte konstatuar shkelje e sistemit AKMIS dhe cenim i raporteve ndër njerëzore brenda gjykatës, nuk e solli Manevan deri tek përgjegjësia morale dhe ligjore. Këshilli përgatiti raport plotësues, përmbajtja e të cilit mund të bëhet e ditur në seancën e ditës së mërkurë, në rast se i njëjti nuk tërhiqet nga procedura për shqyrtim. Në raport nga vizita e 1 shkurtit 2023 mes shkeljeve të shumta, procedurave jo ligjore dhe sistemimit jo adekuat është konstatuar edhe qasja nacionale dhe nënçmuese e kryetares Maneva e cila ndaj gjykatësve shqiptar përdor terme si “shqiptari, të paaftë” dhe “gjedhe”. Për të mos mjaftuar gjendja faktike nga raporti që Maneva të mbajë përgjegjësi, e njëjta së fundi i është nënshtruar dy herë testimit psikologjik. Më 4 korrik kur Maneva i ishte nënshtruar testimit, Instituti për hulumtime juridike, politike dhe sociologjike kishte konstatuar se Maneva nuk ka arritur të kalon testimin me sukës për shkak ndjesisë së lodhjes, prandaj i është rekomanduar testimit tjetër pas 10 ditëve. Pavarësisht rekomandimit, Maneva i është nënshtruar testimit më 31 gusht, ndërsa më 1 shtator Instituti ka njoftuar dhe rekomanduar që Maneva i plotëson kushtet që të zgjidhet kryetare e Gjykatës Themelore të Kumanovës. Mbi cilën bazë ligjore është bazuar testimi i dyfishtë, këtë mbetet ta shqyrton Këshilli Gjyqësor në mbledhjen e ardhshme. Shkeljet e Manevas ishin miratuar edhe në raportin e 13 marsit, raport i cili në Këshill është votuar me 8 vota “për” dhe 4 vota “kundër”. Paraprakisht më 11 mars ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga adresoi kërkesë tek Këshilli Gjyqësor që të ndërmerr masa urgjente ndaj ushtrueses së detyrës kryetare e Gjykatës së Kumanovës.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Vetëm në katër komuna kryetarë të rinj
- Afrim Gashi takim me ambasadorin e Arabisë Saudite: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe angazhim për bashkëpunim të thelluar parlamentar
- Kosova pas balotazhit: LDK-ja ruan Prishtinën, PDK-ja Prizrenin, VV-ja fiton Mitrovicën
- Dehari lëshon postin pas 12 vitesh, Jovanovski merr mandatin dhe premton projekte të reja për Kërçovën
- Haradinaj për komunat që kanë fituar: Është një ndjenjë përgjegjësie, i lus kryetarët që të punojnë
- Strugë – 76-vjeçari lëndohet rëndë në aksident
- Zgjedhjet e pjesshme në Shqipëri, PS-ja kryeson në 4 bashki
- Kalimet politike – pasqyra e rrënimit moral dhe ideologjik
- Me plisa në kokë, Kurti e Peci festojnë në Mitrovicë (VIDEO)
- Aktivitet intensiv diplomatik i Bozhinoskës në forumin për bashkëpunim energjetik transatlantik në Athinë