Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri po vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore edhe pas përfundimit të sezonit veror.
Pavarësisht koncerteve dhe mbrëmjeve të shumta muzikore, artistja 34 vjeçe solli edhe këngë të shumta e bashkëpunime që u pritën mirë nga publiku.
Por, edhe jeta private e këngëtares ka qenë në fokus mediatik pasi ajo i dha fund lidhjes me partnerin e saj prej disa vitesh, DJ Geek.
Megjithatë nuk vonoj shumë dhe Dafina tashmë ka konfirmuar romancën e saj të re, madje duke publikuar edhe imazhe përkrah tij në rrjetet sociale.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, autorja e “Malli” postoi një foto romantike në InstaStory teksa shihet dorë për dore me të dashurin.
Ndryshe, kënga e fundit nga Dafina erdhi pak ditë më parë “Xhane, xhane” dhe është në bashkëpunim me Klajdi Harunin dhe Brunon.