Ejup Berisha
Politikanët duhet edukuar dhe emncipuar kjo duhet të bëhet nëse te njëjtët janë te pa-edukuar dhe te pa-emancipuar. Të tillë politikan ka plot sot nëpër botë i kemi edhe ne këtu në vendin tonë dhe ate me shumicë. Fatkeqsishtë ka edhe shume politikan shqiptar të paedukuar dhe të paemancipuar. Kështu që lirisht do të themë se edhe politikanët tanë nuk kanë ngelur mbrapa sa i përket mos-edukimit dhe mos emancipimit. Aktivitete për emancipimin dhe për edukimin e politikanëve ketu në RMV kanë organizuar dhe realizuar organizata të njohura ndërkombëtare psh me shpesh këtë gjë e ka bërë Instituti Republikan Demokratik-NDI. I njëjti institut shumë herë është munduar që ti emancipon dhe ti edukon politikanët tanë por nga aktivitetet dhe perpjekjet e tij këta politikan nuk kane apsorbuar apo dhe nuk kanë mësuar asgjë të mirë, përparimtare dhe pozitive. Këtë e themë kur e shohim çasjen jo të drejtë, tejet negative dhe tepër tendencioze të tyre në politikën vendore. Për këtë dëshmojnë edhe gjendjet e pavolitshme që janë prezente në politikën e vendit tonë. Dhe kur i kemi këto fakte parasyshë krijohet pershtypja se në të gjitha aktivitetet edukative dhe emancipuese të organizatave të përmendura ndërkombëtare politikanët tanë kanë mesuar vetem gjëra të mbrapshta dhe negative në vend që këta të mësojne për gjëra të mira, të mbara dhe pozitive. Kështu duhet thënë se politikanët vendor në vend që ta favorizojnë demokracinë në shtetin tonë këta përher e kanë favorizuar autokracinë, në vend që këta ti mbrojnë dhe ti respektojnë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të qytetarit të njëjtët si duket kanë mësuar se si ti shkelin pa meshirshëm këto të drejta dhe liri. Në vend se të mësojnë se si ta luftojnë krimin dhe korrupcionin këta në aktivitetet e shumta të organizuara për edukim dhe për emancipim enkas për ta si duket e kanë mësuar përher të kundërtën të paktën për këtë qe e themë flasin faktet e pakundërshtueshme në terenin politik.
Kush janë dhe si duhet të sillen politikanët e edukuar dhe të emnacipuar në politikë
Këta psh nuk duhet ta favorizojnë krimin dhe korrupcionin të njëjtët bile duhet ti luftojnë pamëshirshëm këto të këqija të mëdha shoqërore. Këta përher duhet te mbajnë llogari për respektimin e kushtetutës dhe të ligjeve të vendit, si dhe të njëjtët nuk duhet të mundohen të perzihen dhe të ndikojnë shumë në rrjedhat shoqërore të paktën në ato sfera që janë shumë të rëndësishme dhe jetike për qytetarët.Shkurt e shqip thënë këta nuk duhet ti japin asnjëher përparsi të keqes në politikë. Politikanët e emancipuar dhe të edukuar nuk duhet ta preferojnë rritjen enorme të forcës politike dhe dominimin total te saj në shtet. Politikanët e edukuar dhe të emancipuar përher duhet të punojnë për realizimin e të mirës së përgjithshme e jo për realizimin e të mirës individuale dhe grupore.Prandaj organizatave të huaja ndërkombëtare dhe me emër të cilat organizojnë dhe do të organizojnë aktivitete edukative dhe emancipuese për politikanët duhet sygjeruar që këta ti edukojne dhe ti emancipojnë më mirë, më seriozisht dhe më drejtë se deri tani. Pra deri tani e kemi parë dhe e kemi kuptuar se politikanët tanë ne vend se të mësohen për zbatimin e gjërave të nevojshme dhe të domoshme për të gjithë në shtet këta janë mësuar për zbatimin e gjërave të parëndësishme dhe dytësore në politikë. Dhe per fund nëse ka politikan të edukuar dhe të emancipuar në ambientin politik të vendit tonë fatkeqsisht këta janë të pakët dhe pa kurrfar ndikimi në rrjedhat kryesore politike të vendit tonë apo faktikisht këta janë pa pushtet pa ndikim dhe pa kurrfar autoriteti politik dhe individual.