Taravari: T’i merren kompetencat e arsimit komunës së Velesit, nëse nuk zgjidhet problemi me paralelet shqipe

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, tha se sot nga drejtori drejtori i Inspektoratit të Arsimit, Halil Ferati, është informuar se përfundimisht është zgjidhur problemi me nxënësit shqiptarë në Gjimnazin e Velesit përmes themelimit të dy paraleleve me mësim në gjuhën shqipe.

Megjithatë, Taravari tha se nëse kjo zgjidhje nuk respektohet dhe paralelet nuk do të jenë funksionale, si partner i koalicionit qeveritar, do të insistojë që MASH-i t’ia merr kompetencat e arsimit komunës së Velesit, shkruan gazeta LAJM.

“Dje u informova se këshilli komunal në Veles nuk ka lejuar që të mbahet mësimi në gjuhën shqipe. Sot e pash drejtorin e inspektoratit të arsimit që atje definitivisht kanë vendosur që të hapet klasa në gjuhën shqipe. Kjo më bën krenar si kryetar i ASH-së për veprimin dhe iniciativën që e ka marrë ky drejtor sepse edhe ai vije prej atij rrethi, është me prejardhje prej Çashke dhe ai dëshiron më së shumti që të zgjidhet ky problem”, tha Taravari.

A do të kërkojë ASH-ja t’i merren kompetencat e arsimit kryetarit të komunës së Velesit?

“Nëse realizohet, nuk ka nevojë, ne e kemi kryer obligimin, nëse nuk realizohet patjetër se do të insistojmë që t’i merren kompetencat kryetarit të komunës së Velesit”, tha Taravari për gazetën LAJM