Skuadra e hendbollit për femra, Çair sot do të luaj ndeshjen e parë në garat europiane për këtë sezon.
Ekipi i udhëhequr nga trajneri Basri Latifi do të përballet me kampionët e Holandës, Venlo në kuadër të ndeshjeve eliminatore në EHF CUP.
Ndeshja do të luhet sot në palestrën në Avtokomandë, duke nisur nga ora 14:00, ndërsa vajzat e Çairit kërkojnë mbështetjen e publikut, duke bërë që të gjitha biletat të jenë falas. /Sportmania/