Sonte Kosova e pret Zvicrën në “Fadil Vokrri” – fitorja i duhet që t’i mbajë gjallë shpresat e kualifikimit

Kosova sonte nga ora 20:45 do ta pres në “Fadil Vokrri” Zvicrën në kuadër kualifikimeve për Euro 2024.

Kosovës i duhen patjetër tri pikë të plota ndaj Zvicrës së Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës, në mënyrë që të mbajë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm.

Zvicra është e para në grup me 10 pikë nga 4 ndeshje, pasuar nga Rumania me 8, Izraeli me 7, Bjellorusia e Kosova me 3 ndërsa Andorra është e fundit me vetëm një pikë.

E veçanta e kësaj ndeshje është përballja e Shaqirit, Jasharit e Xhakës, të cilët luajnë për herë të parë në “Fadil Vokrri” kundër Kosovës.

Kombëtarja zvicerane aterroi dje në tokën dardane, teksa Shaqiri i tha Klanit se mezi pret të luaj këtë ndeshje.