Pas një loje me përplot tensione, Kosova ka humbur ndeshjen kualifikuese ndaj Rumanisë, me rezultat përfundimtar 2:0.
Golin e parë për Rumaninë e shënoi rumuni Nicolae Stanciu, në minutën e 83-të të ndeshjes, e që u përcoll me një tjetër gol nga Mihalia, dhjetë minuta pas, në minutën e 93-të të lojës shtesë, shkruan Reporteri.
Me këtë humbje, Kosova ka humbur edhe shpresat për një kualifikim të mundshëm në Euro 2024.
Si pjesë e Grupit I, kombëtarja jonë aktualisht mban pozitën e parafundit në grup, me 4 pikë, dy më shumë se Andorra.
Përfaqësuesja e Kosovës e kishte startuar pjesën e dytë të lojës me një lojtar më pak, pasi Vedat Muriqi u përjashtua me karton të kuq.
Muriqi veçse kishte një karton të verdhë, ndërsa të kuqin e mori sonte pasi goditi me bërryl lojtarin kundërshtar.
Kujtojmë se ndeshja Kosovë-Rumani po përcillet me shumë tensione. Ajo u ndërpre për pak minuta për të vazhduar sërish pas thirrjeve nacionaliste të tifozëve rumunë “Kosova është Serbi”.