Shtatë të vrarë në Lviv teksa Rusia intensifikon sulmet në Ukrainë

Të paktën shtatë persona mbetën të vrarë dhe 12 të plagosur si pasojë e një sulmi nga forcat ruse me raketa në pjesë të Ukrainës jugore dhe perëndimore, duke përfshirë qytetin Lviv.

Guvernatori rajonal i Lviv, Maksym Kozytskyy, tha se mes të plagosurve ishte një fëmijë dhe ekipet e emergjencës po luftonin me zjarret e shkaktuara nga sulmet.

Bombardimi të hënën erdhi pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se Rusia po përgatitej të “përfundonte” të gjithë rajonin e Donbasit pasi dështoi të depërtonte në veri dhe të pushtonte kryeqytetin, Kievin.

Hoda Abdel-Hamid i Al Jazeera, duke raportuar nga Lviv, citoi zyrtarët lokalë të kenë thënë se një nga sulmet me raketa ruse goditi një objekt të shërbimit të makinave në periferi të qytetit, transmeton Klankosova.tv