Shqipëria ka arritur një fitore të madhe kundër Polonisë duke fituar me rezultat 2-0. Jasir Asani (37’) dhe Merlind Daku (63’) shënuan për Shqipërinë të cilët për momentin janë në vendin e parë me 10 pikë në Grupin E
Kjo Shqipëri nuk dinë të ndalet.
Kombëtarja Shqiptare është shumë afër për t’u kualifikuar në Euro 2024 që mbahet në Gjermani pasi që ka mposahtur Poloninë në ndeshjen e pestë në grupin E.
Shqipëria do të këtë edhe tri ndeshje për të luajtur, por fitorja e sotme i jep komoditet atyre që të jenë favorit për ta kaluar të paret grupin.
Polonia bëri tentimin e parë për gol, por ishte Strakosha që ishte i sigurt duke pritur këtë tentativë të polakëve në minutën e tetë.
Bajrami organizoi një aksion të mirë duke pasuar për Asanin, i cili nuk e arriti pasimin e tij, aksion ky i zhvilluar në minutën e 18.
Për një moment, më shumë se 20 mijë shikues në Air Albania mbetën pa frymë kur Jakob Kiëior i Arsenalit shënoi për Poloninë.
Por, pas tre minutave Shqipëria mori frymë lirshëm pasi që goli u anulua se ishte në pozitë jashtëloje.
Sheipëria rrezikoi përsëri në minutën e 36-të kur Asani nisi një top në zonë për Cikalleshin, i cili dështoi për të shënuar.
Pas një minute, Jasir Asani realizon një perlë të vërtetë duke kaluar Shqipërinë në avantazh me një golazo.
Pjesa e dytë nis me një tentim të Krychoëiak në minutën e 55-të por goditja e tij shkon shumë larg kuadratit të Strakoshës.
Pas kësaj, Shqipëria shënon edhe një gol tjetër.
Ish sulmuesi i Kosovës U21 Mirlind Daku mori një top të mirë nga ish lojtari tjetër i Kosovës, Ylber Ramadani për të shënuar për rezultat 2-0 në minutën e 61-të te ndeshjes.
Shqipëria ishte afër për të shënuar edhe një gol tjetër në në minutën e 68-të por goditja e tij u prit nga portieri polak.