Këshilltari i Joan Laportas, Enric Masip, ka treguar pse Barcelona nuk bëri përpjekje maksimale për të rinënshkruar me Lionel Messi
Ikona e Argjentinës, i cili pati paraqitjet e tij më të mira në Camp Nou deri më 2021, ishte futbollist i ri gjatë verës pasi që kontrata e tij përfundoi në Paris Saint-Germain. Ka pas shumë lajme që ai do të rikthehet në Kataloni, por marrëveshja nuk u arrit dhe Messi përfundoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke luajtur për Inter Miamin.
“Mendoj se po, në kushtet që ne kemi biseduar po. Në fund, vendosem se kushdo mund të shkoj aty ku janë ëndrrat e tyre apo ku është projekti i tyre jetësor. Ai nuk deshi të fitojë shumë para në Arabi dhe shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duket se atje ai është i lumtur me familjen e tij”, ka thënë Masip për Sport kur është pyetur nëse rikthimi i Messit ishte i mundshëm.
Laporta dhe Messi nuk duket se kishin marrëdhënie të forta në kohën kur ai u largua nga Barcelona, por përpjket që u bënë ishin më shumë emocionale,
“Presidenti dëshironte rikthimin e tij për shkak se largimi i Leos ishte me shije të keqe, por ai e vendos klubin para çdo gjëje. Marrëdhëniet janë ndërtuar. Mendoj se presidenti kishte të drejtë kur i ofrojë atij mundësinë që të pensionohet si duhet në fanellën e Barcës dhe hapi dyert për të si futbollisti më i mirë në historinë e klubit”, ka thënë Masip.
Diskutimet mes Barçës dhe agjentëve të Messit janë zhvilluar, por ai vendosi që të largohet përfundimisht nga futbolli në Europë për të luajtur në vende të tjera. Ai ka shkëlqyer prej që ka kaluar në skuadrën që ka për bashkëpronar David Beckham, Inter Miami – duke i ndihmuar ata ta fitojnë Kupën e Ligës dhe duke shkuar në finale të Open Cup në ShBA dhe dëshiron që ta sigurojë playoffin në Konferencën Lindore të MLS.