Të paktën 820 njerëz tani thuhet se kanë humbur jetën nga tërmeti, ka thënë TV shtetëror maroken duke cituar shifrat e Ministrisë së Brendshme.
Ministria e Brendshme marokene ka thënë gjithashtu se të paktën 672 persona u lënduan nga tërmeti, duke përfshirë 205 të cilët janë në gjendje të rëndë.
Pjesa më e madhe e viktimave janë në terrene malore, vështirë të qasshme.
Siç theksojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme e marokut, rastet e vdekjes nga tërmeti me intensitet prej gati shtatë ballëve sipas shkallës Rihter janë në disa rajone, duke përfshirë edhe provincat Al-Hauz dhe Marakesh, si dhe qytetet Uarzazate, Azilal, Çiçau dhe Tarudant.
Tërmeti është ndjerë edhe në Algjerinë dhe Mauritaninë fqinje.