Shkon keq plani i sulmuesve të Galatasarayt për ekzekutimin e një penalltie, Icardi nuk shënon në portën e zbrazur

Ka shkuar huq një skemë e Galatasarayt në ndeshjen që po zhvillon sonte ndaj Istanbulspor.

Në minutën e 37-të u akordua penallti për Galatasarayn, teksa përgjegjësinë për të goditur e mori Kerem Akturkoglu.
Megjithatë, Akturkoglu vendosi që të pasonte nga pika e penalltisë për Mauro Icardin, me këtë të fundit që goditi një penallti në lëvizje.
Megjithatë, kjo shkoi huq pasi sulmuesi argjentinas nuk ia doli që shënonte, me goditjen e tij që shkoi jashtë portës, derisa portieri ishte i shtrirë në këndin tjetër.

Gjithsesi, dyshja Akturkoglu – Icardi përmirësuan këtë më vonë. Në minutën e 42-të sulmuesi tuk asistoi për Icardin, i cili shënoi për 0:1.

Kësisoj, Galatasaray e mbylli pjesën e parë me epërsi minimale.