Shkëlqejnë talentët e Shkëndijës Hisar Ali dhe Albion Musliu në përballjet e Maqedonisë së Veriut U-17 ndaj Kosovës U-17 (Video)
Pas barazimit në përballjen e parë,Maqedonia e Veriut U-17 ka arritur të pësojë dusfatë ndaj Kosovës U-17 shkruan Tetovasot.
Dy super talentët e Shkëndijës të kësaj gjenerate Hisar Ali dhe Albion Musliu kanë treguar edhe njëherë vlerat e tyre për Reprezentacionin jo vetëm me lojë të mirë por edhe duke shënuar secili nga një gol në dy ndeshjet e luajtura.
Ndeshja e parë ishte 1:1 kur shënoi Musliu,ndërsa në të dytën ishte Hisar Ali që shënoi.
Maqedonia e Veriut U-17 e drejtuar nga strategu Dashmir Beari që po tregon lojëra të mira ndaj shumë përfaqësuesve të ndryshme ka humbur
minimalisht në ndeshjen e dytë ndaj Kosovës U-17 .Ishte Hisar Ali ai që zhbllokoi rezultatin duke përfunduar kështu pjesa e parë ndërsa në të dytën rezultati final u përmbys me fitord të Kosovës.
Para disa ditësh Maqedonia e Veriut U-17 mundi Qipron me rezultat të thellë 3:0.Tetovasot