Rita Ora dhe Dua Lipa janë përfolur shumë për hatërmbetjet midis tyre. Por Rita së fundmi duket se po përpiqet të hapë një rrugë pajtimi.
Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora së fundmi ishte e ftuar në emisionin e prezantuesit Andy Cohen, bashkë me DJ Diplo.
Ata u vendosën përpara një pyetësori për të përshkruar miqtë dhe kolegët e tyre me një fjalë të vetme.
Ndër të tjera, një prej personazheve që u shfaq në ekran ishte edhe Dua Lipa.
Dj Diplo e përshkruajti me fjalën “shqiptare”, ndërsa Rita Ora dha një brohorimë që mori duartrokitjet e publikut.
“E bukur”-ishte fjala me të cilën Rita e përshkroi Duan.
Vajzat janë komentuar shpesh për marrëdhëniet jo të mira me njëra-tjetrën. E ndërsa nga ana e Ritës kemi komplimente, kemi marrë vetëm heshtje nga Dua Lipa.