Kanye West thuhet se po shënon rikthimin e tij në muzikë, vetëm disa javë pas skandalit të ekspozimit të tij të pahijshëm në Itali.
Reperi, i cili u përball me reagime të forta kur ekspozoi pjesë të trupit, i zhveshur në një shëtitje me varkë në Venecia, duket se po largohet nga drama, pasi thuhet se ndodhet në studio për projektin e tij të ardhshëm, shkruan Daily Mail.
Burimet e TMZ, kanë thënë se West ka përfunduar gati 10 këngë gjatë javës së kaluar.
Rikthimi muzikor i raportuar do të shënonte një moment prekës për këngëtarin që njihet edhe si Ye, i cili është përballur me një sërë polemikash muajt e fundit.
Muajin e kaluar, West dhe ‘gruaja’ e tij Bianca Censori, 28 vjeç, ndezën polemika të mëdha në qytetin e Venecias pasi u kapën duke vendosur një ekran grafik në pjesën e pasme të një taksi që qarkullonte në ujërat e Venecias.