Real Madrid nuk ndalet, arrin fitoren e pestë me radhë në La Liga

Real Madridi e ka fituar ndeshjen e pestë në La Liga në pesë xhiro duke bërë një start perfekt këtë fillim sezon. Kjo fitore i ngrit atë në vendin e parë derisa sonte ata mposhtën në Santiago Bernabeu skuadrën e Real Sociedad. Valverde (46’) dhe Joselu (60’) shënuan për Los Blancos kurse për mysafirët shënoi Ander Barrenetxea (5’)

Real Madridi ka vazhduar me fitore në La Liga.

Nga pesë xhiro skuadra e Carlo Ancelottit ka rekord 100 për qind, duke i arritur të gjitha fitore. Sonte në Madrid ata kanë mposhtur skuadrën e papërshtatshme Real Sociedad.

Mysafirët e nisën shumë mirë këtë ndeshje ku arritën që të shënojnë që në minutën e pestë të ndeshjes. Ander Berrenetxea përfitoi nga kthimi i një topi nga Kepa e ku madrilenët ishin në disavantazh.

Se Real Sociedad ishte më i mirë në pjesën e parë e tregoi edhe një gol që u shënua nga Kubo për që u anulua pasi që ai ishte në pozitë jashtëloje.

Real Madridi reagoi tek në minutën e 16-të te ndeshjes kur Joselu goditi shtyllën e portës mysafire. Rodrygo kishte rastin tjetër për Realin në minutën e 29 por Remiro, portieri i Sociedad reagoi mirë dhe priti goditjen e tij.

Kepa bëri njërën prej pritjeve më të mira këtë ndeshje dhe ishte meritori që Reali nuk e pësoi golin e dytë kur Kuba bëri një goditje të mirë por që ai reagoi dhe ia mohoi golin atij.

Rasti i fundit në pjesën e parë ishte ai i Real Madridit me Rodrygo u rrëzua në zonë por që gjyqtari nuk akordoi penallti në minutën e 37-të.

Në pjesën e dytë, Los Blancos ishin skuadër që folën në fushë dhe ata arritën që brenda 20 minutave të parë ta përmbysin rezultatin.

Federico Valverde mori një pasim të mirë nga Garcia e ku ai bëri një goditje të mirë për të shënuar gol që në minutën e parë të pjesës së dytë.

Garcia ishte më meritori edhe për golin e dytë.

Ai bëri një krosim fenomenal për Joselu i cili e goditi bukur me kokë për të shënuar për rezultat 2-1 në minutën e 60-të.

Krejt në fund Jude Bellingham pati një mundësi të artë për ta shënuar golin e tretë por që Remiro që priti goditjen e tij me kokë.

Me këtë fitore Real Madrid ngjitet në pozitën e parë me 15 pikë, dy më shumë së Barcelona në vendin e dytë.

Ndeshja e radhës për Los Blancos është ajo në Ligën e Kampionëve kundër Union Berlinit, ndeshje që do ta zhvillojë si vendas kurse pas një jave ata do të luajnë në derbin e Madridit kundër Atleticos.

Edhe Real Sociedad në mesjavë do të këtë ndeshje në Ligën e Kampionëve ku e pret Interin në shtëpi, derisa në La Liga do të këtë punë po ashtu në shtëpi me Getafen.