Raporti i UEFA-s: Ndeshja u ndërpre për shkak të sjelljeve diskriminuese të tifozëve

Është ndërprerë ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës.

Gjyqtari kryesor ndeshjes ka vendosur për ndërprerjen e ndeshjes, pasi disa tifozë rumun kanë shfaqur mesazh nacionalist dhe skandaloz.

Ata kanë shfaqur një parullë ku thuhet “Kosova është Serbi”.
Pas kësaj Willy Delajod ka vendosur për ndërprerjen e ndeshjes dhe ka urdhëruar futbollistët që të largohen drejt zhveshtoreve.

Ndeshja ende nuk ka filluar dhe tani pritet një vendim i ri.

UEFA në raportin e saj ka shkruar: “Për shkak të sjelljes diskriminuese nga tifozët, ndeshja është pezulluar. Informacione të mëtejshme do të vijojnë së shpejti”