Ramadani zbulon bisedën me Gjimshitin pas golit të Polonisë: Kemi edhe tre finale

Pas fitores 2-0 të Shqipërisë ndaj Moldavisë, për SuperSport foli Ylber Ramadani. Mesfushori u shpreh se ishte e vështirë për kuqezinjtë në 15 minutat e para, por pas golit të anuluar të polakëve, kombëtarja u zgjua.

“Ishte e vështirë deri në 15 minutat e para, shënuan edhe golin dhe i thashë edhe Gjimshitit se duhej të zgjoheshim.

“Pastaj erdhi goli i Asanit dhe e morëm veten, më pas nuk mbaj mend ndonjë rast të Polonisë. Thashë se do të luanim për të fituar, e dinim sa vlente fitorja. Kemi edhe tre finale të tjera, falënderoj tifozët, stafin dhe presidentin. Po bëhet një punë e madhe, shpresoj të vazhdojmë kështu”.

“Që nga viti i kaluar te Aberdeen jam rritur shumë dhe duhet të punoj ende, jam vetëm 27-vjeç dhe dua të jap më të mirën për kombëtaren dhe për klubin. Duhej të kujdesesha për Lewandowskin dhe Zielinskin, dhe i thashë Asllanit që të luante topin. I kam thënë trajnerit që nuk e kam pasur problem ta mbroj Zielinskin, e di që ka kualitet dhe teknikë”, u shpreh Ramadani.